Llogarisni rënien e flokëve online

10/08/2011 17:00

Je kurioz të dish se kur do t’i humbësh flokët? Tashmë është e mundur ta mësosh në internet falë një aplikacioni të një grupi kërkuesish gjermanë.

Aplikacioni është zhvilluar nga ekipi i doktor Adolf Klenk, specialist në fushën e rënies së flokëve në institutin Alpecin.

Faktori gjenetik është më i rëndësishmi, por edhe faktorë të tjerë si stresi në punë apo problemet në jetën sentimentale ndikojnë në rënien e flokëve.

“Baldness Calculator” i përgjigjet pyetjes “a do më bien flokët?” nëpërmjet përgjigjes nga ana juaj të 8 pyetjeve mbi moshën, aktivitetin fizik etj.

Top Channel