Fantazia në krijimin e veshjeve kapërcen një tjetër kufi. Një fustan i stiluar me plot 2 mijë tollumbace, u prezantua në Japoni nga artistja vendase Rei Hosokai.

Ajo njihet si mjeshtrja e përdorimit të tollumbaceve për stilimin e rrobave dhe ka fituar disa herë cmime ndërkombëtare në festivalin e cmimeve në Belgjikë falë aftësisë së jashtëzakonshme të shndërrimit në veshje.

“Në thelb parimi është i njëjtë me atë të pëlhurës, thurja, kështu funksionin”, thotë vetë stilistja japoneze.

Stilimet e saj kushtojnë nga 1.900 deri në 3.900 dollarë.

Top Channel