Kubë-Florida, tërhiqet notarja amerikane

09/08/2011 12:00

Notarja amerikane Diana Nyad është detyruar të braktisë përpjekjen e saj
për të qenë personi i parë që noton nga Kuba në Florida, e pambrojtur
nga peshkaqenët.

Nyad, 61 vjec, ndaloi pas 29 orësh not nga 60 orë të parashikuara gjithësej, bën të ditur CNN.

Nyad kishte dështuar në tentativën e saj të parë në vitin 1978, kur ajo ishte 28 vjece.

Ajo u nis nga Havana ditën e diel me synimin për të arritur Ki Uestin, në Florida ditën e mërkurë.

Top Channel