Kitarat më të shtrenjta në botë

09/08/2011 21:25

Kitara është një objekt i shenjtë për të apasionuarit e muzikës.

Jimi Hendrix, Eric Clapton, Jimmy Page janë disa nga emrat që të vijnë në mendje kur bëhet fjalë për kitaristë të mëdhenj, por kush janë kitarat më të kushtueshme?

Në vendin e parë renditet Fender Stratocaster, e shitur në vitin 2005 në Katar për të mbledhur fonde për viktimat e cunamit për 2.7 milionë dollarë. Kjo kitarë është e firmosur nga Keith Richards, Brian May, Paul McCartney dhe shumë emra të tjerë të njohur të botës muzikore.

Më pas vijnë kitarat e Jimi Hendrix (2 milionë dollarë) dhe Bob Marley (1.2 milionë dollarë).

Top Channel