Shtohen turistët nga Maqedonia

08/08/2011 19:55

Numri i turistëve nga Maqedonia që kalojnë pushimet në brigjet shqiptare këtë vit shënoi sërish rritje.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme në Shkup flasin për një rritje prej 25% të numrit të pushuesve që kaluan kufirin drejt Shqipërisë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por fluksi pritet të bjerë ndjeshëm gjatë muajit gusht për shkak të muajit të Ramazanit.

Megjithatë, ajo që bie në sy është interesi i maqedonasve për të blerë apartamente në bregdetin shqiptar.

Shqiptarët e Maqedonisë preferojnë apartamentet në Durrës, ndërsa maqedonasit preferojnë investimin në pronat e patundshme në Vlorë.

Turizmi, vërshojne kosovarët

Shqipëria ka patur gjate 24 orëve të fundit një fluks hyrje daljesh në pikat e kalimit kufitar prej 109 073 shtetas, nga të cilet 67 299 prej tyre kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 41 774 kanë dalë.

Ajo qe bie ne sy nga te dhenat zyrtare te Ministrise se Brendshme eshte numri i te huajve qe hyjne ne vend, 41 774. Pika e kalimit kufitar qe ka patur me shume hyrje dalje eshte ajo e Morines, prej 20 178 shtetas qe tregon edhe per nje fluks te madh te turisteve kosovare qe vijne ne Shqiperi. 

Top Channel