Britani, gardianët “të dehur” nga hashashi

08/08/2011 18:20

Ndodh shpesh që të dënuarit të ankohen për sjelljen e gardianëve, por në Britaninë e Madhe janë gardianët që ankohen për të burgosurit.

Sipas tyre, liria që kanë të burgosurit për të përdorur marijuanën ka bërë që ata të drogohen në mënyrë të pavullnetshme nga mjedisi i kontaminuar.

Hyrja e lëndëve narkotike në burgjet britanike është mjaft e thjeshtë, për shkak të lirisë mbi përdorimin e drogave të lehta, si edhe për shkak të mungesës së personelit për të kapur drogat e rënda.

Gardianët e burgjeve janë shprehur se nga drogimi që marrin nga tymi i marijuanës e kanë të pamundur të ngasin makinën për t’u kthyer në shtëpi pas turnit.

Top Channel