Aksion ndaj shfrytëzimit të lumenjve

08/08/2011 13:10

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik zhvilloi sot një aksion ndaj shfrytëzimit të paligjshëm të lumenjve.

Sipas informacioneve nga ky Inspektoriat bëhet me dije se janë bllokuar 2 ekskavatorë dhe 3 kamionë që përdoreshin pranë lumenjve Vjose dhe Drin.

Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë për aksione në Erzen, problem i bërë publik prej ditësh në Top Channel.

Erzeni, banorët të rrezikuar

Pavarësisht urdhërit të firmosur nga kryeministri në vitin 2006 dhe deklaratave të ministrit të Mjedisit në 2010 që sanksionojnë heqjen e Erzenit nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm, masakra vazhdon sërish më të njëjtin ritëm.

Firmat e ndertimit jo vetem qe nuk jane ndalur po kane rritur ritmin e punimeve duke vene tashme ne rrezik edhe banoret e lagjes Tagan te fshatit Petrele. Germimi i tabanit te shtratit pa kriter ka rritur pasigurine tek banoret per rreshqitjen e saj sidomos gjate sezonit te shirave kur edhe niveli i lumit rritet ndjeshem. Per me teper permbytja e zones po behet thuajse e sigurte.

Top Channel