Akrobati kinez i shpëton vdekjes

08/08/2011 20:40

Një akrobat kinez ka rrezikuar seriozisht jetën kur po përpiqej të ecte mbi një litar të lidhur mes dy balonave, në një lartësi mbi 100 metra nga toka.

Pasi e kishte provuar disa herë me sukses, në provën finale ai rrëshqiti.

Megjithatë, akrobati mundi të kapej dhe t’i shpëtonte vdekjes së sigurtë.

Top Channel