Kakavijë, fluks i madh emigrantësh

06/08/2011 13:30

Kjo fundjave pritet të shënojë fluksin më të madh të emigrantëve shqiptarë në hyrje në Shqipëri për këtë verë. Pika e kalimit kufitar ne Kakavije, si nje nga hyrjet me te rendesishme
nga Greqia, po perballon edhe numrin me te madh te emigranteve qe
vijojne te kthehen per pushime.

Autoritetet kufitare thonë se fluksi i personave qe levizin, por edhe i automjeteve është i lartë. Ka patur radhe ore te gjate pritjeje, për shkak të dyndjes së njëkohshme drejt pikave të kontrollit. Deri në mesditë numri i përsonave që hynë në Shqipëri nga Kakavija i ka kaluar 5000. Po ashtu sipas informacioneve kete te shtune jane perpunuar më shumë se 1300 automjete.
 
Ne keto dite te ngarkuara me levizjen e njerezve dhe automjeteve, pala shqiptare po punon me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, kurse ajo greke me 3 sportele në dalje dhe një në hyrje.

Pritet që fluksi të vazhdojë të jetë i lartë edhe diten e djele. Autoritetet kufitare kanë bërë thirrje për shfrytëzimin edhe të orëve të pasdites për hyrjen në Shqipëri në mënyrë që të kemi një fluks të shpërndarë dhe të evitohen rradhët e gjata. Orët e mesditës nuk janë të rekomadueshme edhe për shkak të temperaturave te larta.

Top Channel