Burg pa afat bosit të Ndrangheta-s

06/08/2011 14:45

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë burg pa afat për shtetasin italian Giusepe Simonelli.

Ky shtetas akuzohet për pjesëmarrje në banda kriminale dhe trafikim lëndësh narkotike, ndërkohë që do të qëndrojë në paraburgum derisa të ekstradohet.

Simonelli është një ndër boset e Ndrangheta-s që i kishte shpëtuar një operacioni arrestimesh në Bolonja të Italisë. Ai u kap ne bregdetin e Vlores, ndersa kishte filluar pushimet.

32-vjecari Giusepe Simonelli i njohur me pseudonimin El Pako, ishte nder te paktet qe nuk u arrestua dot nga antimafia italiane, e cila iu pergjigj nje vendimi te gjykates se Bolonjes per arrestimin e 17 shtetasve italiane te dyshuar per trafik droge dhe lidhje me mafian.

Bosi italian i Ndrangheta-s, u shpall ne kerkim nga policia italiane pasi akuzohej se bashke me 16 te tjere kishte financuar dhe pergatitur transportimin e nje sasie prej 1600 kilogramë kokaine, qe do te mberrinte ne Bolonja nga Kolumbia.

Top Channel