Vlorë, arrestohet bosi i Ndrangheta-s

05/08/2011 12:20

Një ndër boset e Ndrangheta-s që i kishte shpëtuar një operacioni
arrestimesh në Bolonja të Italisë, u kap ne bregdetin e Vlores, ndersa
kishte filluar pushimet.

32-vjecari Xhusepe Simonelli i njohur me pseudonimin El Pako, ishte nder te paktet qe nuk u arrestua dot nga antimafia italiane, e cila ju pergjigj nje vendimi te gjykates se Bolonjes per arrestimin e 17 shtetasve italiane te dyshuar per trafik droge dhe lidhje me mafian.

Bosi italian i Ndrangheta-s, u shpall ne kerkim nga policia italiane pasi akuzohej se bashke me 16 te tjere kishte financuar dhe pergatitur transportimin e nje sasie prej 1600 kilogramë kokaine, qe do te mberrinte ne Bolonja nga Kolumbia.

Gjatre nje komunikimi per median, Drejtoria e Pergjithshme e Policise nuk dha shume detaje ne lidhje me arrestimin. Por sqaroi se e gjithe operacioni per kapjen e Simonellit, ishte vetem me qellim ekstradimi per ne Itali.

Burime te policise bejne te ditura se arrestimi i tij eshte bere ne pranine edhe te miqve qe e shoqeronin ne plazhin e Vlores, njeri prej te cileve italiane.

Por policia tha se pas shoqerimit i ka lene te dy te lire pas nuk ka prova qe te kene konsumuar ndonje veper penale. Policia sqaroi se, bosi italian nuk patur aktivitet kriminal ne vendin tone, por nuk mohoi te kete filluar hetime ne lidhje me te, pavaresisht se Simonelli do te ekstradohet brenda pak ditesh drejt Italise.

Top Channel