Qeveria kërcënon CEZ

05/08/2011 15:20

Ministria e Energjetikës lëshoi një deklaratë të ashpër për shtyp ku
akuzon kompaninë CEZ për shkelje të deklaratës rregullatore dhe e
kërcënon atë se do të nisë procedurat për liberalizimin e shpërndarjes
së energjisë. (UPDATE)

Deklarata vjen pas një konflikti që ka lindur mes Ministrisë dhe CEZ për shkak se kjo e fundit ka ndërpre energjinë për ujësjellësat dhe disa ndërmarrjeve të tjera publike me pretendimin se janë debitore dhe nuk kanë shlyer faturat.

Ndërprerjet nuk kanë kursyer as ujësjellësat e qyteteve bregdetare në kulmin e sezonit turistik. Ministria thotë se po e ndjek me shqetësim këtë situatë dhe i bën thirrje kompanisë ceke të rilidhë urgjentisht energjinë. Në njoftimin për shtyp Ministria i konsideron ndërprerjet e energjisë për ujësjellësat si presion të papranueshëm dhe akuzon CEZ se shkaku i vështirësive të saj financiare nuk janë borxhet e ndërmarrjeve publike por keqmenaxhimit i kompanisë.

METE thotë se qeveria i ka marrë të gjitha masat e duhura ligjore për shlyerjen në kohë të detyrime të ujësjellës-kanalizimeve ndaj CEZ, por i kujton drejtuesve të CEZ se ata nuk kanë bërë të njëtën gjë për shlyerjen e detyrimeve disa herë më të mëdha që i kanë dy kompanive publike KESH dhe OST-së.

 

Top Channel