METE: Të rilidhet energjia për ujësjellësat

05/08/2011 13:20

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës i bëri thirrje kompanisë
CEZ që t’i rilidhë menjëherë energjinë ujësjellësave për të shmangur
edhe kaosin e krijuar në zonat turistike.

Sipas METE-s, ndërprerja e energjisë nuk zgjidh problemin e detyrimeve që institucionet kanë ndaj CEZ-it.

METE e konsideron të papranueshëm cdo mekanizëm presioni për arkëtimet e borxheve, ndërsa bëri të ditur se ka marrë masa për shlyerjen e detyrimeve të ujësjellës-kanalizimeve.

Top Channel