Elbasan, djegia e teatrit, artistët të indinjuar

05/08/2011 11:55

Artistët e teatrit të Elbasanit, ‘Skampa’ , të indinjuar nga ngjarja
tragjike, shprehen se nuk kanë fjalë për të përshkruar dhimbjen që
ndjejnë.

I tërë kontributi i  jetës që është derdhur në atë skenë është asgjësuar vetëm në pak orë nga flakët e zjarrit.
 
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit garantoi qytetarët dhe artistët per rindertimin e tetarit “Skampa” pasi godina prej kater vjetesh eshte e siguruar.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy te dyshuar si përgjegjës per zjarrit masiv që shkrumboi teatrin  “Skampa “ te ketij qyteti nje dite me pare. Sipas zëdhënëses së Policisë, Valbona Begu, dy personat e ndaluar jane Ali dhe Gentian Meçe  përkatësisht 55 dhe 36 vjeç.

Sipas policisë ata janë personat përgjegjës për ngjarjen e nje dite me pare. Gjatë aksidentit ata kanë qenë duke punuar mbi tarracën e një hoteli privat që ka qenë ngjitur me teatrin. Ne pune e siper per te izoluar tarracen, ata nuk kane mundur te kontrollojne zjarrin e rene dhe situata ka dale jashte kontrollit.

Elbasan, digjet teatri i Skampas

Digjet teatri Skampa
i Elbasanit. Zjarri ka nisur në një hotel ngjitur dhe është përhapur në
një perimetër të jashtëzakonshëm duke shkaktuar pjesën e brendshme të
godinës.

Për të vënë nën kontroll flakët kanë mbërritur zjarrfikës nga Librazhdi e Peqini. Dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental.

Kryetari i bashkisë ka akuzuar zjarrfikësit për paaftësi në reagim.

Top Channel