Rihanna i rikthehet dashurisë së parë

04/08/2011 10:25

Rihanna i është rikthyer dashurisë së saj të parë.

Sipas ‘The Sun’, këngëtarja e famshme është lidhur sërish me një djalë nga Barbados, me të cilin ka pasur një marrëdhënie para se të bëhej e famshme.

26-vjeçari Negus Sealy, i cili njihet në vendlindjen e tij si Zoti i Dashurisë, ka qëndruar gjatë gjithë kohës me këngëtaren që nga koha kur Rihanna është kthyer në vendlindje para 12 ditësh.

Top Channel