Medvedev: Assad e pret një fund tragjik

04/08/2011 19:10

Presidenti rus Dmitri Medvedev i ka bërë thirrje sot homologut sirian Bashar al Assad që të aplikojë reformat dhe të nisë bisedimet me palët opozitare, pasi ndryshe e pret një “fund tragjik”.

“Assad duhet të zbatojë me urgjencë reformat, të bisedojë me opozitën, të rivendosë paqen dhe të krijojë një shtet modern”, ka deklaruar Medvedev.

“Nëse nuk do të arrijë t’i bëjë këto, atëherë e pret një fat tragjik”, ka shtuar shefi i Kremlinit në një intervistë nga lokaliteti turistik i Socit.

Deklarata e Medvedev vjen një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një deklaratë që dënon përdorimin e forcës kundër civilëve në Siri.

Top Channel