Mubarak para drejtësisë me barelë

03/08/2011 10:30

Nis nen masa te larta sigurie ne Kajro te Egjiptit, procesi gjyqesor ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak.

Ish-kreu i shtetit u shfaq në gjykatë me një barelë, megjithatë ishte i ndërgjegjshëm përsa po ndodhte.

Dy djemtë e tij Alaa dhe Gamal, ish-ministri i Brendshëm Habib al Adly dhe gjashtë ish-zyrtarë të tjerë dolën po ashtu para gjykatës, ndërsa jashtë ndërtesës rreth 3 mijë ushtarë dhe policë po kujdesen për të mbajtur turmën nën kontroll.

Mubarak do të përgjigjet për akuzën se ka urdhëruar qëllimin me armë zjarri ndaj manifestuesve duke vrarë rreth 800 persona.

Kajro, e blinduar

Kajro blindohet nga forca të shumta sigurie gjate seancës së parë gjyqësore kundër ish-presidentit, Hosni Mubarak që do të përballet me një sërë akuzash, mes të cilave edhe ajo për vrasje dhe korrupsion.

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme egjiptiane zbarkuan në rrugët e qytetit mijëra forca sigurie duke në vigjilje të gjyqit ndaj Mubarak dhe familjes së tij.

Ministri i Brendshëm në Egjipt është një person që ka qenë i afërt me regjimin e Mubarak.

Masat janë marrë për të shmangur ndonjë sulm hakmarrës ndaj ish-presidentit të larguar me dhunë në muajt e parë të këtij viti.

Pritet ndëshkimi i Mubarak

Mubarak ndodhej i shtruar në një spital të Sharm el Sheik, për shkak të disa crregullimeve serioze shëndetësore. Ai do të përballet me drejtësinë vendase për një sërë akuzash, mes të cilave edhe ajo e vrasjes, pas shtypjes me dhunë të protestave të fillimvitit që cuan në rrëzimin e tij nga pushteti, si dhe për korrupsion.

Nëse Mubarak shpallet fajtor, atëherë ai rrezikon dënimin me vdekje.

Top Channel