Kate, stërvitje me forcat speciale

03/08/2011 18:05

Dukesha e Kembrixhit është stërvitur nga skuadrat speciale të Mbretërisë së Bashkuar se si të sillet në rast rrëmbimi.

Gruaja 29-vjecare e princit William ka ndjekur një kurs intensiv me njësitë elitë të SAS, që i kanë mësuar se si të ngasë me shpejtësi një makinë nëse ndiqet dhe se si t’u kalojë mesazhe të koduara skuadrave të shpëtimit.

Kate ka mësuar gjithashtu se si të nuhasë rrezikun rreth saj, si të vendosë marrëdhënie me rrëmbyesit dhe si të reagojë në rast se sulmohet.

Kursi në fjalë është ndjekur në të kaluarën nga vetë mbretëresha Elisabeth, nga prindërit e William, Charles dhe Diana, si dhe nga vetë duka i Kembrixhit kur ishte 16 vjec.

Autoritetet britanike druhen se dasma me William mund ta ketë kthyer Kate në një objektiv tërheqës për grabitësit dhe manjakët.

Top Channel