Kubë, miratohet plani për reformat

02/08/2011 11:10

Asambleja Kombëtare e Kubës ka dhënë mbështetjen e saj për planin e
presidentit Raul Castro për të reformuar ekonominë e prapambetur të
vendit.

Reformat, që fillojnë me ngritjen e bizneseve të vogla e deri tek reduktimi i burokracisë, janë pranuar tashmë nga Partia Komuniste në pushtet.

Castro dha gjithashtu dritën jeshile për ndryshimin e ligjeve kontroverse të udhëtimit dhe emigracionit në vend. Ai paralajmëroi se tentativat për të minuar reformat do të përballen me ndjekje penale.

Korrespondenti i BBC në Havana thotë se një nga pengesat më të mëdha me të cilat po përballet Castro është rezistenca nga burokratët brenda partisë së tij, të cilët në bazë të ndryshimeve mund të humbasin vendin e punës. Por presidenti u tha ligjvënësve se rezistenca burokratike është e kotë.

Top Channel