Di Caprio dhe Depp, aktorët më të paguar

02/08/2011 14:30

Leonardo Di Caprio dhe Johnny Depp, filmat e të cilëve dominojnë në box
office, janë në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollivud.

Kështu thotë lista vjetore e hartuar nga Forbes.com, sipas të cilës Di Caprio dhe Depp, që kanë fituar përkatësisht 77 dhe 50 milionë dollarë, janë mjeshtra në zgjedhjen e roleve.

Aktori komik Adam Sandler ndodhet në vendin e tretë me 40 milionë, i ndjekur nga Will Smith dhe Tom Hanks, me nga 36 dhe 35 milionë dollarë.

Top Channel