Blindohet Kajro para gjyqit të Mubarak

02/08/2011 18:40

Kajro blindohet nga forca të shumta sigurie një ditë nga mbajtja e seancës së parë gjyqësore kundër ish-presidentit, Hosni Mubarak që do të përballet me një sërë akuzash, mes të cilave edhe ajo për vrasje dhe korrupsion.

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme egjiptiane zbarkuan në rrugët e qytetit mijëra forca sigurie duke në vigjilje të gjyqit ndaj Mubarak dhe familjes së tij.

Ministri i Brendshëm në Egjipt është një person që ka qenë i afërt me regjimin e Mubarak.

Masat janë marrë për të shmangur ndonjë sulm hakmarrës ndaj ish-presidentit të larguar me dhunë në muajt e parë të këtij viti.

Top Channel