Australia, video për të frenuar emigrantët

02/08/2011 10:20

Qeveria australiane do të postojë në You Tube pamje të një varke
emigrantësh të kthyer mbrapsht dhe të dërguar në Malajzi, në përpjekje
për të frenuar fluksin e azilkërkuesve.

Videoja do të tregojë mbërritjen e emigrantëve në qendrën australiane të burgimit, në Kristmas Ajllënd, dhe më pas dëbimin e tyre me një anije.

Kanberra zyrtare ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Malajzinë për të pranuar 800 varka me klandestinë të zbuluara në Australi.

Megjithatë, azilkërkuesit mbeten një cështje e ndjeshme politike për këtë vend. Në këmbim të pranimit të klandestinëve nga ana e Malajzisë, Australia do të pranojë në katër vitet e ardhshme 4 mijë emigrantë të regjistruar.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar Australinë për marrëveshjen, pasi Malajzia nuk e ka nënshkruar Konventën e OKB-së për refugjatët, si dhe për faktin se azilkërkuesit shpesh herë keqtrajtohen atje.

Top Channel