Të mërkurën gjyqi ndaj Mubarak

01/08/2011 18:40

Të mërkurën nis gjyqi kundër ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak dhe autoritetet shëndetësore thanë se do të vendosin një ekip mjekësor në dispozicion të Mubarak për ta shoqëruar atë nga Sharm el Sheik në sallën e gjyqit në Kajro.

Mubarak ndodhet i shtruar në Sharm el Sheik, kur prej disa muajsh vuan nga crregullime serioze shëndetësore. Ai do të përballet me drejtësinë vendase për një sërë akuzash, mes të cilave edhe ajo e vrasjes, pas shtypjes me dhunë të protestave të fillimvitit që cuan në rrëzimin e tij nga pushteti, si dhe për korrupsion.

Por nga Kajro, Ministri i Shëndetësisë, Amr Helmi tha se nuk ka asnjë pengesë nga ana e autoriteteve shëndetësore për pjesëmarrjen e Mubarak në sallën e gjyqit ditën e mërkurë. Megjithatë, tha ai, gjendja shëndetësore e tij nuk është mjaft e favorshme.

Top Channel