Siri, ushtria përsërit sulmet në Hama

01/08/2011 16:15

Forcat siriane të sigurisë kanë përsëritur sulmet në qytetin e Hamas, në ditën e dytë të ofensivës kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Tanket ushtarake hapën zjarr pas një nate të shtënash sporadike, bëjnë të ditur aktivistët e të drejtave të njeriut.

Lajme të pakonfirmuara flasin për katër të vdekur, ndërkohë që dje forcat e sigurisë vranë me dhjetra persona.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të takohet ditën e sotme për të diskutuar mbi situatën e fundit në Siri.

Ditën e djeshme dyshohet se kanë humbur jetën rreth 130 persona në mbarë vendin, duke e bërë ditën më të përgjakshme që nga nisja e protestave kundër presidentit Bashar al Assad në muajin mars.

Korrespondenti i BBC në Lindjen e Mesme megjithatë thotë se Hama ndodhet ende e kontrolluar më shumë nga banorët e saj sesa nga trupat qeveritare.

Top Channel