Itali, 25 viktima në varkën me klandestinë

01/08/2011 16:30

Roja bregdetare italiane ka gjetur trupat e 25 personave që ndodheshin në një varkë të mbipopulluar me refugjatë nga Libia.

Varka e gjatë 15 metra u ankorua në ishullin jugor të Lampeduzës, në Itali, me 271 klandestinë të mbijetuar.

Trupat e 25 të vdekurve u gjetën në dhomën e motorit të varkës dhe dyshohet që ata të kenë ndërruar jetë nga asfiksimi.

Mijëra refugjatë nga Afrika e Veriut kanë mbërritur në ishullin e Lampeduzës në javën e fundit për shkak të konflikteve të armatosura në këtë rajon.

Roja bregdetare i erdhi në shpëtim varkës rreth orës 01:20 të mëngjesit. Mediat italiane raportojnë se personat në dhomën e motorit ishin përpjekur të largoheshin por kishin mbetur të bllokuar nga numri i madh i personave në varkë.

Top Channel