Harry Potter kap 1 mld dollarë

01/08/2011 18:15

Harry Potter and dhe Deathly Hallows II kalon shifrën prej 1 miliard dollarë të arkëtuar deri më tani në mbarë globin.

Warner Bros, kompania që zotëron të drejtat e sagës së famshme, tha se filmi i fundit ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve duke u bërë pjesa me përfitimet më të mëdha nga të tetë seritë e filmit.

Rekordi i Harry Potter mbahej nga Harry Potter and dhe Philosopher Stone që në vitin 2001 arkëtoi 974.8 milion dollarë.

Ndërkohë filmi që ka arkëtuar më shumë para në mbarë botën mbetet ende Avatar që mblodhi plot 2.8 miliard dollarë pas daljes së tij në kinematë botërore në vitin 2009.

Top Channel