Chavez pa flokë!

01/08/2011 21:35

Ashtu sic kishte paralajmëruar ditë më parë, presidenti venezuelian, Hugo Chavez u shfaq me kokën e qethur gjatë një aktiviteti në pallatin Miraflores, rezidenca presidenciale.

Chavez, që prej pak kohësh ka mbushur 57 vjec, është duke iu nënshtruar një kimioterapie të fortë për të luftuar kancerin.

Pikërisht për shkak të kësaj sëmundje, presidenti iu nënshtruar disa javë më parë një operacioni në Kubë dhe pritet që së shpejti t’i nënshtrohet një operacioni tjetër mjekësor, këtë radhë në Brazil.

Top Channel