Moskë, mbytet varka, 9 viktima

31/07/2011 18:20

Nëntë persona humbën jetën pas mbytjes së një varke në Moskë në lumin që mban po të njëjtin emër.

Sipas autoriteteve ruse në varkë ndodheshin 16 persona, 7 prej të cilëve arritën të shpëtonin.

Autoritetet thanë se varka mendohet të jetë mbytur nga mbipesha dhe pas përplasjes me bordurat anësore të lumit Mosko. Mbipesha, thanë autoritetet, është shkaktuar pasi në varkë po festohej një ditëlindje.

Top Channel