Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava i është drejtuar me thirrjet për paqe dhe unitet besimtarëve muslimanë në Kosovë me rastin e Muajit të Ramazanit.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, Tërnava tha se edhe 12 vjet pas luftës, Kosova është sërish duke dhënë dëshmorë.

“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, muaji i kultivimit të mëshirës, solidaritetit, faljes dhe pendimit”, tha kryemyftiu Tërnava.

Muaji i Ramazanit këtë herë vjen në një kohë të tensionuar në Veri të Kosovës si pasojë e ngjarjeve të fundit.

“Edhe 12 vjet pas luftës Kosova është duke dhënë dëshmorë për realizimin e plotë të sovranitetit të saj dhe ne si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për mësimet e Ramazanit, posacëshirt për urtësinë e agjerimit”, tha kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Top Channel