Jemen, 42 të vdekur nga luftimet me Al Kaedën

30/07/2011 17:00

Ka shkuar në 42 të vdekur bilanci i të vdekurve nga luftimet mes ushtrisë dhe militantëve të Al Kaedës në Jemen në 24 orët e fundit.

Ditën e djeshme, në Dofas, pjesëtarë të Al Kaedës kanë sulmuar një grup ushtarësh duke vrarë 6 prej tyre, ndërsa mbetën të vdekur 5 militantë.

Militantët e Al Kaedës kanë mbështetjen e tribuve.

Top Channel