Përmbytje rekord në Japoni/ Të paktën gjashtë viktima humbin jetën pas reshjeve të shumta, mijëra persona ngelin të bllokuar në aeroport
Një avion është rrëzuar dhe është ndarë në dysh në momentet që po ulej në aeroportin e Xhorxtaunit, në Gujana, në Amerikën Latine.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë e huaja, sipas të cilave në bordin e avionit udhëtonin 150 pasagjerë, nga të cilët nuk ka pasur asnjë viktimë, por shumë të plagosur.
Avioni i linjës ajrore të Karaibeve ishte nisur nga Nju Jorku dhe sipas burimeve dyshohet që të jetë rrëzuar për shkak të motit me lagështirë.
Një grua, e cituar nga agjencitë e lajmeve, ka deklaruar se në fillim kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas të gjithë pasagjerët që bërtisnin.
“Ishte një tmerr i vërtetë. Unë po i lutesha Zotit”, ka thënë ajo, ndërkohë që bashkëshorti i saj hapi derën e emergjencës dhe pasagjerët filluan të dilnin.
Top Channel