Aleanca Kuq e Zi nis një aksion të ri per shqiptarizimin e emrave te qyteteve.
Kreshnik Spahiu, kreu i lëvizjes, duke folur nga Pogradeci, u shpreh se se do të propozohet një ligj për toponimet me qëllim ndryshimin e emrave të qyteteve me origjinë sllave.
Regjistrimi, Spahiu: Protesta në tetor
Kreshnik Spahiu deklaron se Greqia nuk mund t’i imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedurë.
“Greqia nuk njeh pakica etnike apo
pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin
qeveritar ndaj Greqisë”, tha Spahiu, duke paralajmëruar nisjen e
protestave të Anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në muajin tetor.
Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënon përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare.
“Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën.Ideja për këtë
regjistrim dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004, tha Xhufi.
Ndërkohë që shtohet lista e anëtarësisë së Aleancës, pasi me dhjetëra
intelektualë i bashkohen kësaj nisme. Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi
deklaron se deputetët e parlamentit shqiptar shkelën rëndë Kushtetutën,
duke votuar edhe për kolegët që nuk ishin në sallë.
Top Channel