Holandë, lagje me drita të kuqe në aeroport

29/07/2011 16:15

Falë përhapjes së fluturimeve “low cost”, “red light district” ka mbërritur deri në brendësi të aeroportit të Schiphol, në Amsterdam.

Lajmin për lulëzimin e tregëtisë së seksit në zonën e nisjeve të një prej aeroporteve më të frekuentuara të Evropës, e ka bërë të ditur e përditshmja holandeze “De Telegraaf”.

Vajzat e reja mbërrijnë kryesisht nga lindja e Evropës, ofrojnë shërbimet e tyre duke joshur pasagjerë në tranzit apo me fluturime me vonesë dhe më pas kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Top Channel