Bulqizë, pesë ditë në grevë urie

29/07/2011 14:10

Në diten e pestë të grevës së urisë gjendja shëndetesore e minatoreve që ndodhen 1 mijë metra nën toke është rënduar.

Disa prej minatoreve kane kerkuar ndihme mjekesore per shkak te gjendjes se renduar nga mungesa e ushqimit, lageshtira e madhe dhe izolimi nen toke. Por minatoret shprehen te vendosur te vijojne protesten e tyre.

Minatoret pjesen me te madhe te kohes jane ne erresire dhe ata kane refuzuar kontaktet me siperfaqen, nderkohe ne hyrje te posit te minieres me dhjetra minatore qe vijojne nderprerjen e punes qendrojne ne mbeshtetje te grevisteve.

Nje dite me pare grevistet ndryshuan kerkesat e tyre. Ne pergjigjie te ofertes se dhene nga administratori i ACR ne Tirane, minatoret deklarohen se nga 20 perqind rritje page tani kerkojne 40 perqind gjithashtu kerkojne largimin e drejtuesit te minieres nga detyra ndersa me heret kerkuan edhe largimin e administratorit.

Top Channel