Topalli: Opozita të kthehet në kuvend

28/07/2011 12:35

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi nje takim me
ambasadoren e Britanisë së Madhe Fiona Mekleham, ku teme kryesore e
bisedes ishte bashkepunimi mes dy parlamenteve.

Britania e Madhe po zbaton ne Shqiperi programin “Fondacioni ëesteminster per Demokracine”, program qe sipas zonjes Topalli do te sjelle ne në Kuvendin e Shqipërisë modelin, përvojën dhe praktikat e mira të parlamentit britanik.

Qe prej zgjedhjeve te 8 majit ne Parlamenti funksionon vetem me deputetet e mazhorances dhe duke iu referuar bojkotit te opozites Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se “deputetët, si përfaqësues të popullit, duhet të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese, të votojnë ligjet, të cilët i shërbejnë vendit dhe jo partise”. Sipas kryeparlamentares “cdo deputet ka privilegjin dhe detyrën për të votuar reformat e vendit dhe se askush nuk mund të ndajë më deputetët për të punuar bashkë”.

Top Channel