Së shpejti CD-ja e re e Jeff Bridges

28/07/2011 16:10

Jeff Bridges, fituesi i çmimit Oscar me Crazy Heart, më 16 gusht do të nxjerrë albumin e tij të dytë, që do të quhet thjesht “Jeff Bridges”.

Më 11 gusht aktori amerikan, 61 vjeç, do të jetë mes yjeve të edicionit të parë të festivalit të American Thunder Music, në Sturgis (South Dakota).

Të ardhurat do t’i shkojnë një enti që ndihmon ushtarët amerikanë dhe familjet e tyre.

Top Channel