Lisa Kudrow: Phoebe më ndryshoi jetën

28/07/2011 14:40

Lisa Kudrow, aktorja që ka interpretuar Phoebe-n në serialin e famshëm Friends, ka deklaruar për ‘Los Angeles Times’ se pikërisht ky rol e ka bërë një person më optimist për jetën.

“Falë Phoebe-t mësova si të dëfrehem dhe të mos shqetësohesha më për gjëra të kota”, shprehet Kudrow.

Sigurisht që Phoebe mund të ketë qenë një arsye, por gjithashtu është më e lehtë të mos e vrasësh mendjen nëse përgjatë disa sezoneve të serialit paguhesh 1 milionë dollarë për episod.

Top Channel