Avokati i ish-gruas kërkon arrestimin e Pato

28/07/2011 19:55

Avokati i Stephany Brito, ish gruaja e Alexandre Pato, ka kërkuar arrestimin e sulmuesit të Milanit pasi ka ndërprerë pagesën e ushqimeve, një detyrim i vendosur pas divorcit.

Në Brazil partneri që nuk paguan ushqimet rrezikon burgun.

“E vërteta është se Pato nuk ka paguar asnjë qindarkë pas ndarjes”, ka theksuar Gisele Pazini, avokati i Brito, aktore telenovelash.

Top Channel