Lady Gaga: Vdekja e Amy, leksion për botën

27/07/2011 21:50

Është edhe sistemi i mediave dhe mënyra për të trajtuar njerëzit e famshëm pas vdekjes së Amy Winehouse, që duhet t’i shërbejë si leksion botës.

E këtij mendimi është këngëtarja amerikane Lady Gaga, e cila dha sot një intervistë për radion amerikane “Omaha 94.1”.

Lady Gaga është shprehur se për të figura e këngëtares londineze ka qenë një “frymëzim” jo vetëm për muzikën, si edhe një “shembull”.

Amy Winehouse u gjet e vdekur ditën e shtunë në apartamentin e saj në Londër, pasi kishte konsumuar sasi të tepruara alkoli dhe droge.

Varrimi i saj u bë ditën e djeshme, ndërkohë që policia është në pritje të rezultateve të autopsisë, që do të përcaktojnë shkaqet e sakta të vdekjes.

Top Channel