Mjedisi: Uji më i pastër

26/07/2011 16:35

Analizat e fundit të ujit në Golem dhe Rrashbull të kryera nga Instituti
i Shëndetit Publik tregojnë se ngarkesa mikro-biologjike është brenda
normave.

Keshtu u shpreh kreu i Inspektoriatit te Mjedisit, Ilir Bala, sipas se cilit filtrat e vendosura ne pese pikat fundore ne keto zona ku shkarkohen ujërat e zeza dhe te bardha kane sjelle përmirësime të ndjeshme.

Por edhe pse gjendja eshte permirësuar, ujërat e bregdetit të Durrësit do të jene te pastra teresisht vetem pasi te perfundoje i gjithe rrjeti i kanalizimeve.

Pak dite me pare inxhinieret e kompanise se kontraktuar per mirembajtjen e filtrave thane se ne plazhin e Golemit, ne zonen e Perroit te Agait ka patur nje ndotje te lare me ujërat e zeza. Sipas tyre nga pese impiante filtrimi vetem dy nuk kane funksionuar sepse nuk ka patur fonde, ndersa i treti eshte demtuar, pasi jane vjedhur kimikatet gjate nates.

Top Channel