Winehouse, mister albumi i tretë

25/07/2011 22:00

Vala emotive e gjeneruar nga vdekja e parakohshme, jo vetëm që po ngre Amy Winehouse në krye të klasifikimeve, por po forcon edhe legjendën për një album të tretë, që fansat nga e gjithë bota po e presin prej pesë vjetësh, nga “Back to Black”, që fitoi 5 cmime Grammy.

Një disk i ri është njoftuar disa herë dhe sot “Daily Telegraph” shkruan se ka shumë material, edhe pse në formatin “demo”.

Ndërkohë, në forume qarkullojnë gjithmonë e më shumë zëra për një duet të regjistruar në Karaibe mes këngëtares dhe reperit Cee Lo Green.

Për këtë disk të tretë të Amy Winehouse flitet prej kohësh. Në vitin 2008 ishte vetë babai i artistes, Mitch, që njoftoi se brenda pak muajsh do të ishte gati.

Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së këngëtares mbeten ende të paqarta. Ndonëse flitet për një konsumim të tepërt droge dhe alkoli, mediat britanike shkruajnë se vdekja ka ndodhur pas një sherri mes Amy dhe të fejuarit.

Top Channel