Topi-Moisiu-Meidani: Të ulen tensionet

25/07/2011 11:45

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në një takim dy
paraardhësit e tij në këtë post, Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin.

Në qendër të bisedës ishin zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimi se situata e rënduar politike, jo vetëm që dëmton demokracinë në vend dhe institucionet e saj, por vonon ecurinë e reformave të saj gjithëpërfshirëse dhe plotësimin e dymbëdhjetë kërkesave të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Dy ish-presidentët Moisiu dhe Meidani dhe Presidenti Topi theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve politike dhe rikthim në normalitet të jetës institucionale, sidomos asaj parlamentare si dhe gjetjen nga ana e partive politike të vullnetit të duhur për kryerjen e reformave të domosdoshme.

Sequi kerkoi kapercimin e ngercit

Situata politike në vendin tonë, kapërcimi i ngërçit politik dhe domosdoshmëria e realizimit të reformave jetësore për integrimin evropian të Shqipërisë, ishin në qendër të bisedimeve të presidentit Bamir Topi dhe Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.

“Në këtë situatë të stërzgjatur ngërçi politik, është e domosdoshme ulja e tensionit politik dhe nisja e menjëhershme e dialogut politik institucional mes palëve dhe gjetja e vullnetit të sinqertë për kryerjen e reformave shumë të rëndësishme si ajo zgjedhore, në sistemin e drejtësisë, etj, që do të mundësonin vazhdimin e rrugëtimit integrues evropian të vendit dhe do të shërbenin si provë pjekurie e klasës politike shqiptare para bashkësisë ndërkombëtare”, tha Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA