Tiranë, betohen anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak

25/07/2011 11:00

Mblidhet Keshilli i ri Bashkiak i Tiranës, ku anëtarët e maxhorancës
dhe të opozitës kanë kryer betimin në detyrën e tyre të re.

Takimi drejtohet nga keshilltari Maksim Begeja deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri te keshillit.

Mbledhja e Keshillit nisi me verifikimin e mandateve te Keshilltareve Bashkiake por edhe me debate ne lidhje me nje udhezim te paraqitur nga ana e Ministrisë së Brendshme, udhezim qe u kundershtua nga ana e opozites.

Pas verifikimit te mandateve eshte ngritur nje komision qe ka drejtuar procesin e votimit per kerun e ri. Ne gare jane propozuar nga mazhoranca emri i Njazi Kosovrastit dhe nga opozita emri i Mimoza Hafizit. Ne nisje te procesit te votimit ka patur debate mes keshilltareve socialiste dhe atyre demokrate per menyren se si do procedohet. Aktualisht votimi vazhdon.

Nderkohe pritet qe po sot te beje betimin si kryebashkiak edhe Lulzim Basha, i cili fitoi mandatin pas shume peripecish me hapjen e kutive ne KQZ, por edhe me proceset gjyqesore ne Kolegjin Zgjedhor.Mesohet se opozita do bojkotoje momentin e betimit ne shenje kundershtimi.
 

Top Channel