PS: Betimi i Bashës, kundër procedurave

25/07/2011 14:20

Pas betimit të kryebashkiakut të ri të Tiranës, Lulzim Basha, reagoi
edhe kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin
Bashkiak.

Këshilltari Aldrin Dalipi theksoi se betimi u zhvillua kundër procedurave, ndërsa shtoi se në këtë proces nuk u dëgjua zëri i qytetarëve, por zëri i disa këshilltarëve.

“Ne jemi në këtë sallë sepse përfaqësojmë zërin e të gjithë qytetarëve që duan ligjin. Dyshimet mbi këtë proces i kanë deklaruar hapur edhe ndërkombëtarët”, tha Dalipi.

Vetem disa minuta me vone, keshilltaret e majte jane larguar nga mbledhja e pare e Keshillit.

Top Channel