Protesta e të përmbyturve, ndjekje penale për 11 persona

25/07/2011 11:30

Drejtoria e Policisë së Shkodrës njofton se ka nisur ndjekjen penale në
gjendje të lirë per 11 banorë të fshatit Trush, me akuzen e organizimit dhe
pjesëmarrjes ne grumbullime e manifestime te paligjshme dhe pengim i
qarkullimit te mjeteve te transportit.

Te gjithe personat qe ndiqen penalisht jane pjesëmarres te protestes se djeshme te banoreve te fshatit Trush, te cilet ne shenje proteste per mosdhenien e demshperblimeve per permbytjet e 7 muajve me pare bllokuan rrugen nacionale Shkoder-Velipoje.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ku jane konstatuar rreth 300 persona kryesisht nga fshati Trush dhe rrethinat e tij, qe kishin bllokuar rrugën nacionale, ku vetëm pas rreth 45 minutash, pas thirrjeve të bëra dhe pas bisedimeve nga strukturat policore me protestuesit, u bë e mundur shpëndarja e tyre dhe zbllokimin i këtij aksi rrugor.

Nga verifikimet e bëra, u bë e mundur identifikimi i disa personave, të cilët ishin organizatore të bllokimit të rrugës dhe të mitingut të paligjshem.

Banoret e revoltuar ne kete tubim u ankuan se kane pesuar humbje te medha nga permbyjet per shkak se ekonomia e tyre eshte shkateruar, ata mirepriten grupet e verifikimit qe percaktuan sasine e demshperblimeve por pas 7 muajsh banoret e komunes se berdices nuk kane marre ende pagesat ndersa nje tjeter stine rreshjesh po afron.

Top Channel