Njazi Kosovrasti, kryetar i Këshillit Bashkiak

25/07/2011 12:10

Mblidhet Keshilli i ri Bashkiak i Tiranës, ku anëtarët e maxhorancës dhe të opozitës kanë kryer betimin në detyrën e tyre të re.

Emri i propozuar nga maxhoranca, Njazi Kosovrasti u zgjodh si kryetar i këshillit Bashkiak me 28 vota, kundrejt 27  votave që mori kandidatja tjetër e propozuar nga opozita, Mimoza Hafizi.

Mbledhja e Keshillit nisi me verifikimin e mandateve te Keshilltareve Bashkiake por edhe me debate ne lidhje me nje udhezim te paraqitur nga ana e Ministrisë së Brendshme, udhezim qe u kundershtua nga ana e opozites.

Pas verifikimit te mandateve u ngrit komisioni qe ka drejtuar procesin e votimit per kreun e ri.

Nderkohe pritet qe po sot te beje betimin si kryebashkiak edhe Lulzim Basha, i cili fitoi mandatin pas shume peripecish me hapjen e kutive ne KQZ, por edhe me proceset gjyqesore ne Kolegjin Zgjedhor.Mesohet se opozita do bojkotoje momentin e betimit ne shenje kundershtimi.

Top Channel