Masakrohet me grushta i moshuari

25/07/2011 12:15

Një 78-vjecar është vrare në fshatin Pojan të rrethit të Devollit teksa
është përpjekur të ndalë sherrin e nisur në lokalin e fshatit mes djalit
të tij dhe 3 të rinjve.

Viktima Ali Zeneli eshte goditur me grushta dhe mjete te tjera te forta deri sa ka gjetur vdekjen ne oborrin e baneses se tij rreth ores 3.00 te mengjesit, ndersa eshte gjetur i pajete nga familjaret.

Cfare thonë të afërmit

Te afermit e 78 vjecarit kane rrefyer se prej kohesh mes viktimes dhe djalit te tij kishte konflikte duke hedhur gjithe dyshimet per vrasjen mbi te riun, i cili kishte dale nga burgu vetem pak dite me pare pasi kishte vuajtur denimin per shperndarje te lendeve narkotike.

Arrestimet

Policia e Korces ka arrestuar 4 persona 3 vellezerit Eduard, Marjel dhe Bledar Demiri si dhe  Petrit Zenelin, djalin e viktimes pasi mendohet se shkak i ngjarjes eshte pikerisht sherri i nisur mes tyre, ndersa ka marre ne pyetje edhe 10 persona te tjere per te zbardhur me teper detaje.

Top Channel