Bashkia Tiranë, Basha bën sot betimin

25/07/2011 08:50

Mblidhet sot në orën Këshilli i ri Bashkiak i Tiranës, ku 55 këshilltarët, 28 të mazhorancës dhe 28 të opozitës, do të zgjedhin drejtuesin e këshillit.

Po sot pritet që të bëjë betimin edhe kryetari i ri i bashkisë, zoti Lulzim Basha.

Mësohet se opozita do bojkotojë momentin e betimit në shenjë kundërshtimi.

Basha fitoi mandatin e kryebashkiakut pas një seri peripecish me hapjen e kutive në KQZ dhe shqyrtime në Kolegjin Zgjedhor.

Top Channel