Tiranë, pranga bandës së adoleshentëve

24/07/2011 13:55

Policia e kryeqytetit ka ndaluar dy adoleshentë dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, të cilët grabisnin me maska në zonën e Kamzës.

Sipas policisë së Tiranës, vjedhja e fundit ishte kryer të premten në mbremje, ku ishin grabitur rreth orës 21.00 tre shtetas, nën kërcënimin e armëve.

Policia tha se grabitësit lanë gjurmë në vendin e krimit dhe pas dy ditë hetimesh u zbulua edhe grupi që kryente vjedhjet.

Si provë materiale u bllokuan xhupa lëkure me kapucë, armët, si dhe sendet e vjedhura në grabitjen e fundit. Të pesë adoleshentët, me banim në Kamëz, dyshohen të kenë kryer edhe grabitje të tjera.

Top Channel