Minatorët ndërpresin grevën në Tiranë

22/07/2011 15:40

Minatorët e Bulqizës ndërpresin grevën në Tiranë për ta rifilluar protestën sërish në qytetin e tyre ditën e hënë.

Kreu i konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla u shpreh se greva e arriti qëllimin e saj në Tiranë, për të sensibilizuar autoritetet rreth kërkesave.

“Ditën e hënë ne do të paraqesim edhe masat e mëtejshme që do të marrim deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha Nikolla.

Top Channel